Futbollisti qëllohet me 6 plumba një orë pas ndeshjes, alarmohet klubi

Futbollisti qëllohet me 6 plumba një orë pas ndeshjes, alarmohet klubi

19:53, 12/11/2018

Duket se në Kolumbi futbolli nuk perceptohet si diçka që bashkon njerëzit dhe që dhuron spektakël, por si “jetë a vdekje”.

Kjo në kuptimin e vërtet të fjalës, pasi së fundmi në këtë shtet ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë.

Skuadra e Deportivo Kali ka luajtur një ndeshje në kampionat të cilën e ka fituar me rezultatin 1-0, por përsëri nuk arriti që të renditej ndër 8 ekipet që mund të futen në “play-off” për titull.

Dhe 1 orë pas kësaj ndeshjeje, lojtari Huan Sebastian Kuintero është sulmuar teksa ka qenë në automjetin e tij duke u goditur me 6 plumba, por fatmirësisht ai nuk u godit nga këta plumba.

Rasti në fjalë është cilësuar i paprecedentë dhe klubi ka kërkuar ndihmën e policisë për të mos pasur më raste të tilla.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco