Ter Stegen nxjerr blof Joachim Low-n, portieri nuk është i dëmtuar

Ter Stegen nxjerr blof Joachim Low-n, portieri nuk është i dëmtuar

17:55, 12/11/2018

Lajmi për mungesën e Ter Stegen dhe Jerome Boateng në listën e Kombëtares gjermane ishte befasi për të gjithë.

Trajneri gjerman, Joachim Low, ka dhënë arsyet e tij për shkakun e mungesës së dy lojtarëve.

Për Boateng arsyeja e pushimit ishte që lojtari të punonte në përgatitjen e tij fizike.

Ter Stegen në anën tjetër ishte thënë se mungonte për shkak të një lëndimi në krah.

Megjithatë, portieri gjerman është parë duke mbrojtur ngjyrat e Barcelonës, në humbjen që skuadra e tij pësoi 3-4 ndaj Real Betis.

Kjo do të thotë që nuk ka qenë dëmtimi arsyeja e mosgrumbullimit të Ter Stegen për ndeshjen e Ligës së Kombeve me Holandën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco