Renditja e Superligës pas javës së 13-të, shihni si është gjendja e skuadrave

Renditja e Superligës pas javës së 13-të, shihni si është gjendja e skuadrave

17:06, 12/11/2018

Me ndeshjen e sotme Kukësi-Teuta (1-1) u mbyll java e 13-të e Kategorisë Superiore, bën të ditur Syri.net.

Partizani me fitoren e arritur në fushën e vet me Laçin vazhdon të ruajë kreun e renditjes me 31 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu që e ndjek nga pas.

Gara për titullin mesa duke do të zhvillohet mes këtyre dy ekipeve, pasi të tjerat janë disi të shkëputura.

Teuta dhe Laçi mund të quhen surpriza, pasi ndajnë vendin e tretë dhe të katërt me pikë të barabarta, 22, teksa Kukësi ndodhet një vend më poshtë (vendi i pestë) me 1 pikë më pak (21).

Kastrioti ndodhet i fundit në renditje, edhe pse fitorja me Kamzën i dha shpresa për mbijetesë, teksa në pozita të vështira përveç kamzalinjve të parafundit ndodhet edhe Tirana, që e ndajnë vetëm 2 pikë nga zona e rënies nga kategoria.   

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni renditjen e Superligës pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 13-të.

Image

/ Florian Behlula / Syri.net /

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco