Cungu ka ankesa: Na anuluan një gol të rregullt

Cungu ka ankesa: Na anuluan një gol të rregullt

16:47, 12/11/2018

Kukësi barazoi 1-1 me Teutën në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore, raporton Syri.net.

Trajneri i kuksianëve, Armando Cungu, ka ankesa ndaj gjykimit, teksa sipas tij verilindorëve u është anuluar një gol i rregullt.

 Goli i anuluar në pjesën e parë ishte krejtësisht i rregullt. Rexhinaldo është në linjë me mbrojtësin, për të mos thënë që mbrojtësi është më i avancuar. Kam marrë shumë telefonata dhe mesazhe të panumërta që goli ka qenë i rregullt. Këtë e dinë arbitrit e lojës dhe anësori”, deklaroi pas ndeshjes tekniku Cungu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco