Panucci bën sqarimin: Ja pse nuk erdhi Loret Sadiku

Panucci bën sqarimin: Ja pse nuk erdhi Loret Sadiku

12:36, 12/11/2018

Loret Sadiku mbetet në planet e Christian Panuccit për të ardhmen, pavarësisht se nuk pranoi të ishte pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e radhës.

Trajneri italian tregoi në konferencën për shtyp se kishte patur një bisedë me mbrojtësin e Kasimpasas në Turqi, duke sqaruar edhe arsyen e “refuzimit”.

“Sadikun e ftova pastaj me dërgoi një mesazh dhe folëm me njëri-tjetrin. Ai ishte i lumtur për grumbullimin, por më tha që kishte pasur probleme, nuk ishte 100%. Më kërkoi që të mos e grumbulloja. Edhe unë i thashë që të mos vijë nëse nuk është i gatshëm 100%. Ai është në plane për të ardhmen. Më pas ftova Kaçen, pasi edhe Ylber Ramadani kishte dëmtim.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco