Grezda: Gerrard më befasoi, ja çfarë më tha pasi dola lojtari i ndeshjes

Grezda: Gerrard më befasoi, ja çfarë më tha pasi dola lojtari i ndeshjes

09:22, 12/11/2018

Pas dopietës, Eros Grezda u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren 7-1 të Rangers ndaj Motherëell.

Në një prononcim për “Supersportin”, lojtari i Kombëtares shqiptare nga Londra zbuloi bisedën që kishte zhvilluar me Gerrard menjëherë pas ndeshjes.

“Të them të drejtën, është një ndjesi që të motivon ndryshe se kur luan në shtëpi janë 50 mijë shikues dhe kur shënon është një ndjenjë e papërshkrueshme. Ishte një ndeshje ku besoj se kam fituar tifozët. E kam kaluar plotësisht dëmtimin dhe tani jam i lumtur.

Periudha e ambientimit ka përfunduar. Tani u bë 3 javë kohë. Jam ambientuar me jetën dhe futbollin skocez. Gerrard më përgëzoi shumë dhe më vlerësoi për punën që bëra, sepse u shpalla edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Jam i lumtur që tani kam minutat e duhura në këmbë dhe vij në Kombëtare me një formë tjetër.

Po ecim mjaft mirë me skuadrën tonë. Pas pak kohësh kemi edhe ndeshjen direkte me Sëlltikun në shtëpi. Ndeshja me Skocinë? Do të jetë shumë e vështirë, por do Zoti ia dalim mbanë”, tha ai.

Por i pyetur nëse kishte marrë ndonjë mesazh urimi nga Panucci, Grezda u përgjigj:

“Nuk kam marrë ndonjë mesazh nga Panucci. Kam marrë mesazh vetëm nga trajneri im personal. Njeri tjetër nuk më ka shkruar. Nesër ndoshta do me përgëzojnë”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco