Higuain jep këtë deklaratë befasuese pas humbjes dhe kartonit të kuq

Higuain jep këtë deklaratë befasuese pas humbjes dhe kartonit të kuq

08:24, 12/11/2018

Gonzalo Higuain ka kërkuar falje për kartonin e kuq ndaj Juventusit.

Sulmuesi argjentinas ka thënë se ai nuk është robot, por sjellja e tij nuk ishte korrekte.

“Duhet tu kërkoj të falur bashkëlojtarëve, trajnerit, fansave dhe arbitrit, i cili e di se çfarë i kam thënë”, u shpreh fillimisht Higuain.

“Në të njëjtën kohë, arbitri duhet ta kuptoj emocionin në të cilin isha.

“Reagova në atë mënyrë, por nëse do të isha gjakftohtë nuk duhet ta bëja, kështu u kërkoj falje fansave, bashkëlojtarëve dhe trajnerit”, përfundoi sulmuesi argjentinas.

Milani humbi ndaj Juventusit me rezultatin 2-0, ndërsa Gonzalo Higuain u përjashtua nga loja në minutën e 84’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco