VIDEO/ Partizani fiton përmes tensionit me Laçin, ruan kreun

VIDEO/ Partizani fiton përmes tensionit me Laçin, ruan kreun

18:59, 11/11/2018

Partizani doli me fitore nga ndeshja e javës së 13-të ndaj Laçit, me shifrat e ngushta 1-0.

Ndeshja ishte e vakët dhe pa shumë raste për të dyja ekipet, të cilat provuan vetëm me topa të gjatë, e duke u treguar të kujdesshme në prapavijë.

Ndeshja u vendos nga goli i Bardhit në minutën e 62-të, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një goditje dënimi, pas harkimit të Trashit.

Deri në fund, Elvi Berisha pati një rast të artë, por Hoxha priti me këmbë.

Pak minuta më vonë, po Berisha u ndëshkua direkt me karton të kuq, për një ndërhyrje fatale ndaj Ibrahimit.

Me këtë fitore, të vulosur sërish nga Bardhi, Partizani shkon në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Skënderbeu vazhdon të ndjekë, me 2 pikë më pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco