VIDEO/ Ndeshje e ‘çmendur’. 7 gola në Barcelona-Betis, shënon Messi, por...

VIDEO/ Ndeshje e ‘çmendur’. 7 gola në Barcelona-Betis, shënon Messi, por...

18:26, 11/11/2018

Barcelona ka pësuar një humbje shokuese ndaj Real Betis me rezultatin 3-4 në "Camp Nou", ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të La Ligas.

Ndeshja zhbllokohet në minutën e 20-të, pasi Junior kalon në avantazh Betisin.

Rezultati dyfishohet mbas 14 minuta lojë me golin e Joaquin.

Leo Messi ngushton rezultatin në minutën e 67-të, që realizon nga goditja e saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në të 71' mesfushori i ardhur nga PSG, Lo Celso, shënon golin e tretë për Real Betisin.

Katalanasit nuk dorëzohen dhe ngushtojnë përsëri rezultatin me golin e Vidalit në minutën e 79-të.

Por nokauti vjen në në minutën e 83-të, pasi Canales i vulos fitoren Betisit.

Edhe pse Messi shënon sërish në minutën e 90+2', nuk e shpëton Barcelonën nga kjo humbje shokuese në shtëpi.

Pas kësaj humbje Barcelona renditet sërish në krye me 24 pikë, ndërsa Betis në vendin e 12-të me 16 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco