VIDEO/ Gjimshiti flet për golin që i shënoi Interit

VIDEO/ Gjimshiti flet për golin që i shënoi Interit

17:30, 11/11/2018

Atalanta shkatërroi Interin ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për Seria A.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Gasperini ka fituar me rezultatin e thellë 4-1 dhe autori i golit të tretë ishte mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Pas ndeshjes mbrojtësi ka dhënë një intervistë ku ka folur në lidhje me këtë ndeshje dhe për golin e tij.

“Goli im? Edhe ne mbrojtësit përpiqemi të shënojmë, sepse kjo është ajo që na kërkon trajneri Gasperini. Sot arritëm që ne në mbrojtje të shënojmë dy gola.

Unë përpiqem që gjithmonë të jap më të mirën në stërvitje, edhe nëse e di që nuk do të luaj në fushën e lojës. Gjithmonë përpiqem të jem gati dhe jam i lumtur që kam dhënë kontributin tim”, është shprehur Berat Gjimshiti pas ndeshjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco