Tirana për mbijetesë, shpërthen Mema: Mund të largohem

Tirana për mbijetesë, shpërthen Mema: Mund të largohem

16:31, 11/11/2018

Pas ndeshjes me Luftëtarin, ku u mund me përmbysje me rezultatin 2-1, trajneri i Tiranës, Ardian Mema, u shpreh mjaft i zhgënjyer në intervistën e tij për Supersport.

Hera e dytë në 3 ndeshje. Kaloni në avantazh dhe përmbyseni. Psikologjike apo fizike?

U bë gjatë gjithë kohës që flasim për anën psikologjike, por ekipi tregon se ka mundësi për të shënuar, për të luajtur mirë. Por, nuk e di arsyen pse pësojmë, dhe jemi të papërqendruar. Kam qenë nervoz në momentet se si jemi vendosur në goditjet standarde. Nuk mund të bëjmë kështu gabimesh ekipi i parë i Tiranës.

Për mbijetesë… 

E vërtetë, Tirana është për mbijetesë. Momentalisht nuk mund të llogarisim asnjë gjë. Klasifikimi e tregon. Kur pësojmë 2 gola të tillë, as vetë nuk e di çfarë të them. Mendoj se mund të jetë ndeshja ime e fundit kjo. Do flas me drejtuesit, do diskutojmë për këtë gjendje.

Tirana duhet të luajë pak “pisët” për të marrë këtë 3 pikësh…

E vërtetë, por gjithë lojtarët luajnë në fushë. Ne nuk jemi tipa që i mësojmë pisët lojtarët. Sot, edhe lojtarët mund të veprojnë sipas rastit, të vonojnë lojën apo diçka e tillë, por ne si drejtues nuk e mësojmë këtë gjë. Kemi pasur shumë gjëra për të diskutuar, e kotë të merremi me gjëra të tilla.

Erdhët me shpresën për të ndryshuar, e kishit menduar se do ishit kaq keq, saqë tani edhe ju meditoni largimin?

E para, më thuaj për rezultatet, jo për lojën. Kemi bërë paraqitje të mira. Ky është një moment shumë i vështirë, qoftë për mua, qoftë për ekipin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco