Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Atalanta shkatërron dhe zbret Interin nga ‘qielli i shtatë’, shënon Gjimshiti

VIDEO/ Atalanta shkatërron dhe zbret Interin nga ‘qielli i shtatë’, shënon Gjimshiti

14:41, 11/11/2018

Atalanta e Etrit Berishën dhe Berat Gjimshitit ka mposhtur Interin me rezultatin 4-1 në javën e 12 të Serie A, shkruan Syri.net.

Ekipi vendas e nisi sfidën mjaft mirë duke kaluar në avantazh që në minutën e nëntë të takimit me Harteboer.

Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-0, por duhej që të ishin shënuar të paktën 4 gola duke parë rastet e krijuara.

Me fillimin e pjesës së dytë Inter fiton një penallti të cilën e shëndërron në gol Icardi.

Këtu përfundon takimi për Interi pasi Atalanta rikthehet sërish tek dominimi dhe në të 63 shënon golin e avantazhit me anë të Mancinit.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Berat Gjimshiti shënon golin e parë që prej transferimit në Itali në minutën e 89.

Kur të gjithë menduan se ndeshja kishte përfunduar, Brozovic largohet me të kuq dhe vendasit shënopjnë edhe golin e katërt.

Kjo është një humbje shumë e rëndë për Interin, ku në 11 javë kishte pësuar vetëm 6 gola, pëson katër në vetëm një ndeshje.

Inter mbetet në vendin e tretë me 25 pikë, teksa Atalanta ngjitet në vendin e gjashtë me 18 pikë.

/A.P/Syri.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco