Befasi në Atalanta-Inter, dy shqiptarë titullarë

Befasi në Atalanta-Inter, dy shqiptarë titullarë

11:49, 11/11/2018

Inter ka një ndeshje mjaft të vështirë në fushën e Atalantas ku dëshiron që të ruajë ecurinë pozitive duke e çuar në tetë fitore radhazi.

Gjithashtu edhe Atalanta është në formë mjaft të mirë ku ka marrë tri fitore në tri ndeshjet e fundit.

Dy ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare.

Trajneri i Atalantës ka surprizuar jo pak me formacionin duke aktivizuar të dy shqiptarët që luajnë për ekipin nga Bergamo, Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti.

Berisha e kishte humbur për disa ndeshje vendin e titullarit pasi Gasperini preferonte Gollin tek Berati nuk ka luajtur shumë në këtë sezon dhe aktivizimi në një ndeshje kaq të fortë është disi befasues.

/A.P/Syri.net/

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco