Historia e dashurisë se Berlusconit për Ronaldon që nuk u realizua kurrë

Historia e dashurisë se Berlusconit për Ronaldon që nuk u realizua kurrë

10:59, 11/11/2018

Ka qenë gjithmonë "ëndrra" e ish-pronarit të Milanit Silvio Berlusconi për të sjellë superstarin portugez në San Siro, por kurrë nuk arriti ta kthente atë në realitet

Kur lajmi për kalimin e Cristiano Ronaldos tek Juventusi u përpap si thashethem, Silvio Berlusconi përshëndeti me sukses këtë tratativë, duke pranuar se marrëveshja do të sillte përfitime për "të gjithë futbollin italian".

Megjithatë, ai pranoi se "si një tifoz i Milanit, do të ketë një ndikim të tmerrshëm". Duke mos pasur mundësi që Milani i tij ti japë fundë dominimit të Juventusit ku ka fituar shtatë titujt e fundit.

Lëvizja e Ronaldos në Torino erdhi si një goditje me çekiç për një njeri që kishte ëndërruar për të nënshkruar me superstarin portugez kur ishte pronar i Milanit, shkruan Syri.net.

Në të vërtetë, Berluskoni u bë një admirues i madh i Ronaldos gjatë kohës që ai luante si sulmues krahu tek Manchester United.

Admirimin e tij për të ai madje e kishte shprehur hapur që në 2007 kur Milani u përball me Manchester ku ai i tha ekipit të tij se duhet të ndalonin  "këtë Cristiano Ronaldo të mrekullueshme" që të kishin mundësi për të fituar.

Ronaldo shënoi golin e parë në fitoren 3-2, por Milan fitoi 3-0 ndeshjen e kthimit duke kaluar për në fazën tjetër.

Berluskoni ishte i dashuruar me idenë e nënshkrimit me Ronaldon, shkruan Syri.net.

Ish-kryeministri italian i kërkoi Ronaldos të vijë në Milan pas humbjes 2-0 të United ndaj Barcelonës në finale e Champions League në vitin 2009, duke u shprehur se Galliani e kishte gati çekun për ta sjellë në Milano.

Ronaldo ishte i gatshëm të largohej nga Old Trafford, por ai përfundoi duke u bashkuar me Kakën në Madrid, me Gallianin duke pranuar se klubi nuk kishte qenë në një pozicion ekonomik për të mos pranuar ofertën 67 milion euroshe për Kakaë e jo më për të marrë edhe Ronaldon.

Edhe në atë fazë, ishte e qartë se Milan u prek nga kriza financiare ku kapi të gjithë Italinë.

Image

Megjithatë, Berlusconi refuzoi të heqë dorë nga blerja e Ronaldos. Ai dëshiroi që ta transferonte edhe pasi ai kishte shkuar tek Reali, por në  fund arriti që të merrte Ibrahimovic nga Barcelona edhe atë duke e paguar me këste.

Madje me Ibrën fituan edhe titullin e fundit përpara se të niste dominimi ‘Juventus’.

Në prill 2011, para se titulli të kishte përfunduar, ai tha:

"Nëse fitojmë Scudetton, ne do të shtojmë një ose dy kampionë në ekip për sezonin e ardhshëm dhe njëri prej tyre mund të jetë Ronaldo.

"Dhe nëse duhet ta shtojmë Ronaldon në skuadrën tonë, mendoj se kjo do t'i bëjë të gjithë të lumtur.

"Ëndrrat realizohen ndonjëherë ..."

Por, kjo ëndërr nuk u realizua.

Vetëm në vitin 2012 Berlusconi arriti ta pranonte se nuk kishin kushte ekonomike për ta transferuar.

Përveç kësaj ishte edhe Ronaldo i cili nuk kishte interes për të luajtur në Serie A.

Kur u pyet për "ëndrrën" e Berlusconit për ta sjellë atë në Milano përpara një përplasjeje të Champions League me CSKA Moskën, Ronaldo u përgjigj: "Unë ëndërroj shumë, por jo për futbollin.

"Unë e respektoj atë, por dua të qëndroj këtu [në Real Madrid].

"Liga italiane nuk është vendi ku do të doja të luaja, por e respektoj: ka shumë kampione të shkëlqyer dhe shumë ekipe të shkëlqyera.

"Në të ardhmen, askush nuk e di ..."

Image

Pas 6 vitesh Ronaldo më në fund u transferua në Itali, por jo nga Milan, por nga një Juventus i super fuqishëm ku këtë sezon dëshiron me patjetër fitimin e Champions League.

Sonte Ronaldo do të përballet me një klub që ka ëndërruar për më shumë se 12 vite për ta transferuar por nuk ja doli dot kurrë.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco