Trajneri i Bayern befason me deklaratën e tij

Trajneri i Bayern befason me deklaratën e tij

10:13, 11/11/2018

Bayern Munchen është mposhtu me rezultatin 3-2 mbrëmë kundër Dortmund edhe pse ishin ata që ka luan të parët në avantazh madje kishin epërsi dy herë.

Trjneri i bavarezve Kovac është shprehur se është mjaft i kënaqur me lojën e zhvilluar nga ekipi i tij pavarsisht humbjes, shkruan Syri.net.

Ai madje e ka quajtur si ndeshja më e mirë që Bayern ka zhvilluar kohët e fundit.

“Pamë një ndeshje fantastike futbolli nga të dyja skuadrat. Ishte një ndeshje e hapur”, ka thënë Kovac pas ndeshjes.

“Në pjesën e parë ne e kishim në dorë lojën, kurse në të dytën ishte Dortmundi”.

“Fatkeqësisht ne e humbëm ndeshjen, mirëpo jam i kënaqur me paraqitjen. Kjo ishte ndeshja më e mirë që prej asaj kundër Schalkes”.

Dortmund pas 11 javësh ka 27 pikë dhe është +7 nga Bayern që pozicionohet në vendin e tretë.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco