Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Nga Skënderbeu-Flamurtari tek City-United dhe Milan-Juve, ja super takimet e ditës sotme

Nga Skënderbeu-Flamurtari tek City-United dhe Milan-Juve, ja super takimet e ditës sotme

08:43, 11/11/2018

Sot do të jetë një ditë e çmendur në futbollin europian ku do të luhen disa super sfida, shkruan Syri.net.

Duke filluar nga Superliga Shqiptare në orën 17:00 kemi dy super takime, Partizani-Laçi dhe Skëndërbeu-Flamurtari, katër ekipe që këtë sezon kanë treguar se janë në formë të mirë dhe pse jo edhe rivalë për titull.

Në kampionatin Italian ndeshja më e rëndësishme e javës është ajo midis Milan dhe Juventus e cila luhet në ‘San Siro’ në orën 20:30.

Franca gjithashtu ka një ndeshje shumë të rëndësishme ku luan Monaco me PSG edhe pse këtë vit nuk pritet të jetë më ai dueli i luftuar gjithmonë me Monacon që është duke rënë nga kategoria me 7 pikë dhe PSG që ka të gjitha fitore ose 36 pikë në 12 ndeshje. Gjithsesi ky takim gjithmonë është i paparashikueshëm dhe luhet në orën 21:00.

Ndeshja më e bukur e javës pritet të luhet në Manchester ku City do të pres United. City është favorit absolut për fitim e këtij takimi, por djemtë e Mourinhos treguan me Juventusin në Champions se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Ndeshja luhet në 17:30.

Ndeshje të tjera me interes janë edhe Atalanta-Inter në 12:30, Chelsea-Everton në 15:15, Barcelona-Betis në 16:15 dhe Celta Vigo-Real në 20:45.

/A.P/Syri.net/

ImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco