Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

Napoli fitore me përmbysje përballë Genoas

Napoli fitore me përmbysje përballë Genoas

22:48, 10/11/2018

Napoli ka marrë një fitore me përmbysje përballë Genoas.

Të besuarit e Ancelottit arritën të fitonin me rezultatin 2-1 në transfertën e vështirë ndaj Genoas dhe në këtë mënyrë kanë mbajtur ritmin e kryesuesve.

Christian Kouame, në minutën e 20’ shënoi golin e vetëm për Genoan, ndërsa në pjesën e dytë Napoli shënoi dy herë në portën e kundërshtarit.

Në minutën e 58’ arbitri i ndeshes ndërpreu takimin, si pasojë e kushteve të rënduara të terrenit.

Me rifillimin e takimit, i shpejtë ishte reagimi i miqve, të cilët në minutën e 62’ barazuan rezultatin 1-1 me anë të Fabian Ruiz.

Goli vendimtar që vulosi takimin erdhi në minutën e 86’ kur Davide Biraschi realizoi në portën e tij.

Me këtë fitore, Napoli grumbullon 28 pikë, 3 më pak se Juventus dhe 3 më shumë se Interi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco