Allegri flet para duelit me Milanin, ja çfarë thotë për Higuainin!

Allegri flet para duelit me Milanin, ja çfarë thotë për Higuainin!

18:50, 10/11/2018

Trajneri i Juventusit, Massimilano Allegri ka folur para ndeshjes së diel përballë Milanit e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.

 “Milan  – Juventus është gjithmonë një ndeshje e balancuar. Ne jemi duke luajtur para 70 mijë tifozëve në një stadium që do t’i përkrah Rossonerët”, tha fillimisht Allegri.

“Ne duhet të bëjmë një performancë të shkëlqyer në aspektin teknik, që të dalim nga ‘San Siro’ me rezultat pozitiv. Lojtarët e Milanit janë në formë të mirë, kanë humbur derbin në minutën e fundit, por fituan pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit”, vijoi ai.

Ai po ashtu ka folur edhe për ish sulmuesin e tij, Gonzalo Higuain, i cili gjatë merkatos së verës u largua nga Juventusi për te rivalët e Milanit.

“Higuain i ka dhënë shumë Juventusit dhe ishte vendimtar në fitoret tona. Gjatë verës, një vendim u mor nga të dyja skuadrat, dhe Milan transferoi një lojtar të madh, sepse Gonzalo është një nga më të mirët në botë”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco