VIDEO/ Sporti në zi! Vdes sportisti i mirënjohur shqiptar

VIDEO/ Sporti në zi! Vdes sportisti i mirënjohur shqiptar

18:40, 10/11/2018

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sportin shqiptar ditën sotme, pasi sportisti i njohur Petros Skafias, ka humbur jetën, pas një ataku kardiak.

Skafias i cili ishte një nga më të mirët në MMA, i është ndalur jeta ditën e sotme, duke krijuar një plagë të thellë jo vetëm tek familjarët dhe miqtë e tij, por në të gjithë sportin shqiptar dhe atë grek.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Skafias, është dhënë nga trajneri i tij, Kostas Harmagedonit.

"Ne jemi të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar nga lajmi sepse Peter ishte një atlet mjaft i mirë. Ne e donim shumë stilin e tij të luftimit."-tha Harmagedonit për mediat greke.

"Personalisht unë Vaios Brouziotis dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e Petros. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm  i cili u largua larg nesh. -shkruan Brouziotis në rrjetet sociale.

Petros Skafias jetonte dhe ushtronte sportin e MMA në Greqi, ndërsa pak muaj më parë festoi fitoren me flamurin kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco