As Reali, as Barça/ Gjigantët e Premier Leagues gati të transferojnë Icardin

As Reali, as Barça/ Gjigantët e Premier Leagues gati të transferojnë Icardin

18:35, 10/11/2018

Chelsea nuk e ka ndërmend të ndalet në tregun e transferimeve.

Londinezët po kalojnë nëpër një formë të mirë në Premier League dhe tashmë kanë hedhur sytë për të transferuar sulmuesin më produktiv nga Serie A.

Bëhet fjalë për Icardin i cili ende nuk ka rinovuar kontratën me Interin dhe gjithçka mund të ndryshojë, shkruan SYRI.net.

Sipas tabloidit britanik “Daily Star”, Chelsea është i interesuar për shërbimet e Icardit dhe po përgatit një ofertë prej 100 miliona eurove.

Mbetet ta shohim se si do të rrjedhin gjërat, por një ofertë të tillë Interi vështirë se do ta refuzojë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco