Milan me dhimbje koke përballë Juves, sa shumë mungesa

Milan me dhimbje koke përballë Juves, sa shumë mungesa

12:57, 10/11/2018

Nesër në Itali e gjithë vëmendja do të jetë tek sfida e mbrëmjes midis Milanit dhe Juventusit.

Klubi kuqezi është në një formë mjaft të mirë ku në 6 takimet e fundit ka arritur 5 fitore dhe vetëm një humbje, atë në derbi kundër Interit.

Në 6 takimet e fundit, vetëm Inter dhe Juve kanë bërë më mirë, ku zikltërit kanë vetëm fitore dhe Juve ka 5 fitore një barazim.

Mungesat që priten në këtë takim janë:

Higuain i cili u dëmtua në sfidën e fundit, por duket se e ka hedhur pasë dhe dëshira për të luajtur kundër ish-skuadrës është shumë e madhe, gjithsesi nuk ka asgjë të sigurtë nëse do të luajë.

Kessi nëse do të luajë duhet që të shtrëngojë dhëmbët.

Davide Kalabria akoma nuk është kthyer nga dëmtit.

Hakan Calhagnoglu u dëmtua në takimin me Betis dhe nuk është stërvitur pasi ka marrë një goditje në trinë.

Mussacio është i konfirmuar që do të mungojë dy muaj pas përplasjes me Kessi ndaj Betisit.

Në shtator Ivan Striniç u diagnostikua me një anomali kardiake dhe viti i tij u mbyll në mënyrë të parakohshme.

I njëjti fat për Matia Kaldarën që, mes problemeve me ambientimin dhe lëndimit të fundit, nuk do të jetë i gatshëm për ekipin të paktën deri në vitin e ri. Akoma më i komplikuar problemi i Luka Biglias, që pas operacionit në pulpë do të jetë i grumbullueshëm nga Gatuzo vetëm në mars të vitit të ardhshëm.

Conti dhe misteri Bonaventura – Andre Conti prej dy javësh stërvitet me ekipin, teksa fundjavën e kaluar luajti me të rinjtë. Sherri pas takimit në fjalë i kushtoi tri javë pezullim dhe mbrojtësi nuk mundi të zbriste dje në fushë me të rinjtë, në humbjen 6-1 ndaj Atalantës. Megjithëse klinikisht i shëruar, Gatuzo nuk pranon ta rrezikojë. Jashtë gare për një vend titullari nesër edhe Xhakomo Bonaventura. Mesfushori ka një acarim në gju që e persekuton që prej 25 tetorit. Dëmtimi është i ngjashëm me atë që pësoi në verë dhe që e mbajti 4 javë jashtë fushave, pushim që duket i detyrueshëm edhe këtë herë, me lojtarin që do të ishte i gatshëm pas pushimit të kombëtareve.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco