Sa pak, ja super sfidat e ditës së sotme

Sa pak, ja super sfidat e ditës së sotme

10:59, 10/11/2018

Sot do të luhen shumë takime të kampionateve më të fortë të Europës, por super sfidat janë rezervuar të gjithë për nesër, duke përjashtuar Dortmund-Bayern Munchen.

Ky takim do të luhet në orën 18:30, ku një tjetër sfidë tjetër që mund të quhet interesante është edhe Atletico Madrid-Athletic Bilbao e cila luhet në të njëjtin orar.

Dortmund është më në formë për momentin dhe një gjë e ka të sigurt, sido që të përfundojë ky takim do qëndrojë në krye të Bundesligës pasi është +4 nga ndjekësit më të afërt që janë bavarezët dhe B. Monchengladbach.

Në 10 takime, Dortmund ka 7 fitore 3 barazime ku ka shënuar 30 gola dhe ka pësuar 10.

Bayerni i këtij viti duket shumë i ngadaltë dhe ka filluar që të ‘marrë uji’ në mbrojtje, ku në 10 takime ka 6 fitore 2 barazim 2 humbje shifra që nuk jemi mësuar ti shikojmë këto vitet e fundit.

Bavarezët kanë shënuar shumë pak vetëm 18 gola dhe kanë pësuar 11.

Kjo është sfida e duhur për Koavac që të tregojë cilësitë se e meriton që të jetë në krye të drejtimit të klubit më të titulluar në Gjermani.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco