FOTO/ Këto priten të jenë formacionet në super ndeshjen Milan - Juventus

FOTO/ Këto priten të jenë formacionet në super ndeshjen Milan - Juventus

23:45, 09/11/2018

Ditën e diel në “San Siro” do të luhet super ndeshja ndërmjet Milanit dhe Juventusit e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.

Milani vuan mungesën e shumë lojtarëve dhe ditën e sotme infermieria konfirmoi mungesën prej 6-8 javë të Mateo Musacchios, shkruan SYRI.net.

Lajm i mirë për Milanin është rikthimi në stërvitje i Higuainit i cili pas largimit për herë të parë pritet të luajë kundër ish-skuadrës së tij, Juventusit.

Ndeshja do të thyejë rekorde pasi pritet të transmetohet drejtpërdrejt në rreth 200 shtete në të gjithë botën.

“Sportmediaset” ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave, ku Allegri do të luajë me skemën taktike 4-3-3, ndërsa Gattuso me modulin klasik 4-4-2.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco