Milani e vendos, në janar transferon lojtarin e Juventusit

Milani e vendos, në janar transferon lojtarin e Juventusit

23:22, 09/11/2018

Duke parë dëmtimet e shpeshta dhe problemet në mbrojtje Milan është në kërkim të një mbrojtësi të ri.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, ekipi kuqezi është pranë mbylljes së marrëveshjes me mbrojtësin Medhi Benatia.

Sipas “Sportmediaset”, gjatë merkatos së janarit Benatia do të largohet nga Juventus në drejtim të Milanos.

Milano fillimisht pritet ta transferojë marokenin në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit në verën e vitit 2019 për shumën e 15 milionë eurove.

Duke parë rikthimin e Bonuccit dhe aktivizimin e Ruganit, Benati është vetëm një tepricë tek mbrojtja e Juventusit prandaj ai po mendon largimin nga Torino.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco