Milani merr lajmin e keq para duelit ndaj Juventusit

Milani merr lajmin e keq para duelit ndaj Juventusit

22:17, 09/11/2018

Pas lëndimit të Lucas Biglia, Milan ka marrë një tjetër lajm katastrofë nga infermieria.

Pak minuta më parë u konfirmua se Mateo Musacchio do t’i mungojë skuadrës për rreth 6 deri në 8 javë.

Përplasja e tij me bashkëlojtarin Kessie, në përballjen ndaj Betis duket se i ka shkaktuar një dëmtim në gjurin e djathtë, shkruan “Goal”.

Ai u largua nga fusha e blertë në minutën e 83’ të takimit për tu zëvendësuar nga Romagnoli.

Duket se lojtari e ka mbyllur vitin 2018, ndërsa Milan vuan mungesat e shumta të lojtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco