‘Topi i Artë’? Mbappe me këtë deklaratë ‘tallet’ keq me Ronaldon dhe Messin

‘Topi i Artë’? Mbappe me këtë deklaratë ‘tallet’ keq me Ronaldon dhe Messin

21:11, 09/11/2018

Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe ka thënë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë shumë larg triumfit për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”.

Përveç kandidatëve të përhershëm Messit e Ronaldos në garë për “Topin e Artë” do të ketë edhe futbollist francez fitues në fuqi të Kupës së Botës, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, raporton  SYRI.net.

“Ata janë ende më të mirët, por unë nuk mendoj se Cristiano ose Messi do të fitojnë ‘Topin e Artë’ këtë vit, sepse ishte viti i Francës në Kupën e Botës”, tha fillimisht ai.

“Messi dhe Ronaldo nuk bënë diçka të madhe, kështu që për mua ata janë larg këtë çmimi prestigjioz në vitin 2018.

“Nuk e di nëse do të fitoj unë, por kam bërë gjithçka çfarë kam mundur këtë vit, shpresoj t’a fitoj.”,përfundoi ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco