Ndryshe nga herët e tjera, zbulohet data surprizë kur do jepet ‘Topi i Artë’

Ndryshe nga herët e tjera, zbulohet data surprizë kur do jepet ‘Topi i Artë’

18:13, 09/11/2018

Dilema se cili do të fitojë “Topin e Artë” do të zgjasë deri në 3 dhjetor, datë në të cilën do të jepet çmimi më prestigjioz në rangun individual.

Ndryshe nga herët e tjera kur ky çmim është dhënë gjatë muajit janar, "France Football" këtë herë ka sjellë këtë risi.

Përveç kandidatëve të përhershëm Messit e Ronaldos në garë për “Topin e Artë” do të ketë edhe futbollist francez fitues në fuqi të Kupës së Botës, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, raporton  SYRI.net.

Messi dhe Ronaldo shihen si më pak favoritët për të fituar këtë çmim e cila jepet nga “France Football” ndërsa ceremonia do të zhvillohet në Paris në orën 20:45.

Sipas mediave, Mbappe dhe Modriç pritet të jenë dy kandidatët kryesorë për të marrë këtë trofe.

Syri.net / Oldi Mele

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco