Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Menaxherja e Schumacher bën deklaratën e rrallë për 7 herë kampionin e botës

Menaxherja e Schumacher bën deklaratën e rrallë për 7 herë kampionin e botës

17:20, 09/11/2018

Menaxherja e Michael Schumacher, Sabine Kehm, gjithmonë e ka mbajtur sekrete gjendjen shëndetësore të "klientit" të saj, duke mos folur në publik për të pasi e cilëson si një çështje personale

Mirëpo, kohët e fundit Kehm ka thyer heshtjen për të lëshuar një deklaratë të rrallë pasi zbuloi një poster për të përkujtuar karrierën e Schumacher në bashkëpunim me Keep Fighting Foundation.

“Jemi të kënaqur që po bashkëpunojmë me ZOOM për të mbledhur para për Fondacionin Keep Fighting. Kjo është një mënyrë mahnitëse për të festuar karrierën e Michael,për me tepër është një poster shumë i bukur", tha ajo.

Kujtojmë që prej dhjetorit të vitit 2013, Schumacher ndodhet në koma dhe nuk ka asnjë lajm rreth gjendjes së tij shëndetësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco