Çfarë krahasimi bën Dani Alves: Të punosh me Guardiolën është më mirë se të bësh seks

Çfarë krahasimi bën Dani Alves: Të punosh me Guardiolën është më mirë se të bësh seks

14:39, 09/11/2018

Dani Alves ka qenë një nga pikat e forta të Barcelonës së “epokës Guardiola”.

Ai luajti për 8 sezone me katalanasit dhe arriti të arkivonte gjithçka përpara se të shkonte në Itali te Juventusi.

Mbrojtësi i djathtë i PSG-së ka folur për “Sky Sport” përsa i përket trajnerëve, Mourinhon, që nuk punoi asnjë ditë me të dhe Guardiolën që i mësoi gjithçka.

“Mourinho është konkurrues, i pëlqen të fitojë. Mund të kisha shkuar te Chelsea përpara se të shkoja te Barcelona. Nuk shkova sepse ashtu zgjodhi klubi. Mendova se transferimi ishte bërë dhe isha i bindur se do të punoja me Mourinhon. Fakti është se pas kësaj ne nuk patëm kurrë marrëdhënie të mira. Megjithatë nuk ishte faji im për këtë”, shprehet Alves.

“Për sa i përket Guardiolës, mund të them se është trajneri më i mirë që kam punuar. Të punosh me të është diçka më e mirë se të bësh seks. Ai është gjeni dhe di t’i bëjë lojtarët të kuptojnë atë çfarë duhet të bëjnë. Në disa raste kemi fituar shumë thjeshtë, duke ndjekur udhëzimet e tij në letër. Kalimi im te City ishte i përfunduar, por gjithçka u prish për një shkak familjar. Fola me Guardiolën dhe ai e dinte se sa shumë doja të punoja me të”. përfundon Dani Alves.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco