Milani bie dakord me Interin për stadiumin e përbashkët

Milani bie dakord me Interin për stadiumin e përbashkët

12:37, 09/11/2018

Milani dhe Interi i japin zgjidhje problemit të stadiumit. Dy klubet e Milanos kanë zyrtarizuar marrëveshjen për një projekt të përbashkët për një stadium të ri në kushtet më moderne të mundshme.

Mund të rikonstruktohet mitiku “San Siro”, por nuk përjashtohet as mundësia që dy klubet milaneze të ndërtojnë një stadium të ri të përbashkët në një zonë tjetër të qytetit.

Faza vëzhguese do të përfundojë në fund të këtij viti sepse më pas drejtuesit e Milanit dhe Interit do të marrin vendimin nëse do të modernizojnë “San Siron” apo të ngrenë një impiant të ri.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco