Ndryshim i papritur në Kombëtare, Panucci zëvendëson Kaçen me Loret Sadikun

Ndryshim i papritur në Kombëtare, Panucci zëvendëson Kaçen me Loret Sadikun

11:36, 09/11/2018

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka bërë publike disa ditë më parë listën e futbollistëve për takimet ndaj Skocisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, dhe miqësoren me Uellsin.

Megjithatë, ditën e sotme italiani ka njoftuar se ka bërë një ndryshim në listë.

Loret Sadiku është larguar nga kjo listë dhe ai është zëvendësuar me Ergys Kaçen.

Ky ndryshim nuk është bërë e ditur nga tekniku italian përse ka ndodhur.

Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë përballë Skocisë në datën 17 nëntor ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriëi”, e vlefshme për UEFA Nations League.

Ndeshja e dytë e kombëtares do të jetë miqësore, Shqipëri-Uells, e cila do të zhvillohet në date 20 nëntor në “Elbasan Arena” ora 20:00.

Kjo është lista e ndryshuar e Kombëtares A:

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco