Milan-Juventus, përcaktohet gjyqtari i supersfidës. Ja kush ekip e ka fat

Milan-Juventus, përcaktohet gjyqtari i supersfidës. Ja kush ekip e ka fat

11:21, 09/11/2018

Supersfida e javës së 12-të të Serisë A mes Milanit dhe Juventusit do të arbitrohet nga Paolo Mazzoleni.

Kjo do të jetë hera e pestë për “bilbilin” e seksionit të Bergamos që do të gjykojë këtë sfidë, e fundit ajo në “Allianz Stadium”, në marsin e kaluar, e fituar nga “Zonja e Vjetër” me rezultatin 3-1.

Por, edhe në tre precedentët e tjerë, në fund ka festuar gjithmonë Juventusi.

Për sa u përket precedentëve në total, Maxoleni numëron 25 të tillë me kuqezinjtë, bilanci: 10 fitore, 9 humbje dhe 6 barazime.

Ndërsa me bardhezinjtë, shifrat flasin për 19 fitore, 4 barazime dhe pesë humbje, në 29 daljet me arbitrin 44-vjeçar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco