Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Kukësi në dilemë për stadiumin, nuk dihet ku do të luhet ndeshja me Teutën

Kukësi në dilemë për stadiumin, nuk dihet ku do të luhet ndeshja me Teutën

10:41, 09/11/2018

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që Kukësi-Teuta të luhet ditën e hënë, një ditë pas 4 ndeshjeve të tjera të javës së 13-të të Superligës.

Në njërën anë verilindorët i gëzohen shtyrjes me 24 orë pasi kanë mundësi që të rikuperojnë plotësisht lojtarë të dëmtuar si Shkodra, Maliqi apo edhe Shameti.

Por në anën tjetër, nuk po gjen qetësi, pasi nuk kanë ende një fushë ku do ta luajnë këtë takim.

Me “Elbasan Arenën” dhe “Loro Boriçin” që janë zyrtarisht të padisponueshme, nënkampionët e vendit nuk dinë nga të shkojnë.

Në Shkodër, sikundër dihet, po bëjnë gati fushën për takimin e Kombëtares me Skocinë, ndërsa në “Elbasan Arena” është mbjellë bar i ri për shkak të angazhimeve të Kombëtares.

Në këto kushte, shanset për të luajtur në këto dy impiante janë “zero”.

Kamza mbetet alternativa e vetme, ndaj pritet që të nisin negociatat dhe të gjejnë akordin që ta luajnë aty javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco