Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

VIDEO/ I theu hundën kundërshtarit, Sergio Ramos reagon në këtë mënyrë

VIDEO/ I theu hundën kundërshtarit, Sergio Ramos reagon në këtë mënyrë

15:11, 08/11/2018

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka kërkuar falje për ndërhyrjen që bëri ndaj lojtarit të Viktoria Plzenit, Milan Havel, mbrëmë gjatë ndeshjes duke thënë se ai ishte vetëm një aksident.

32-vjeçar e kishte goditur bërryl në fytyrë Milan Havelin, i cili kishte rënë menjëherë në tokë duke e mbajtur fytyrën e tij, dhe tani raportohet se ai ishte dërguar menjëherë në spital për shkak se dyshohet që e ka thyer hundën.

“Nuk ishte e qëllimtë. Unë kurrë nuk e kam qëllim ta lëndoj një koleg timin. Dëshiroja të flisja me të pas ndeshjes, por ai nuk ishte këtu, kështu që vetëm i dërgova një mesazh”, ka shkruar Ramosi në Twitter.

“Unë kurrë nuk kam bërë diçka për ta lënduar një futbollist tjetër. Unë nuk do t’i përgjigjem kritikave të persona të tjerë pasi për fat të mirë unë flas në fushë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco