Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Ndizet ‘beteja’ në Gjykatë/ Conte do nga Chelsea 23 milion euro

Ndizet ‘beteja’ në Gjykatë/ Conte do nga Chelsea 23 milion euro

14:50, 08/11/2018

Chelsea provoi të gjente një marrëveshje me Antonio Conten për prishjen e kontratës, por trajneri italian ndihet viktimë e një padrejtësie dhe nuk bën prapakthehu në rrugën e tij.

“Divorci” mes bluve të Londrës dhe trajnerit nga Salento do të zgjidhet në gjykatë.

Ish-tekniku i Italisë mësohet se i ka refuzuar kërkesat për takim nga klubi i tij deri pak muaj më parë, për zgjidhjen me marrëveshje të kontratës e tashmë përfaqësuesit e tij ligjorë po punojnë në dy drejtime: për zgjidhjen e çështjes në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) dhe në Gjykatën e Punës.

Conte do të përfitonte 11.3 milionë paundë për vitin e fundit të kontratës me Chelsea-n, plus edhe 8.7 milionë euro dëmshpërblim për një total prej 20 milionë paundësh (rreth 23 milionë euro).

Mirëpo Chelsea nuk dëshiron të paguajë një shumë të tillë, ndaj ka argumentet e tij mbrojtës për shkarkimin e tij, sikurse janë sms-të dërguar Diego Costas, mungesat e trajnerit në eventet e organizuara nga sponsorët, pa harruar edhe vonesat në daljet në konferenca për shtyp apo parkimin në vendin e gabuar në qendrën sportive “Cobham”.

Beteja ligjore sapo është “ndezur”, llogaritë për fituesin do të bëhen në fund.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco