Nënshkruhet marrëveshja/ Vllaznia ‘binjakëzohet’ me klubin nga Katari

Nënshkruhet marrëveshja/ Vllaznia ‘binjakëzohet’ me klubin nga Katari

14:12, 08/11/2018

Në kuadrin e vijimit të punës për krijimin e marrëdhënieve të reja me klube të ndryshme, u bë realitet nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi mes klubit të Vllaznisë dhe “Muaither Club” të Katarit.

Ajo është firmosur nga drejtori sportiv i kuqebluve, Engin Firat, dhe drejtorit të përgjithshëm të “Muaither Club”, Mahmud Al Mahmud.

Një marrëveshje e tillë synon krijimin e marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit midis dy klubeve, duke filluar nga ndeshjet e përbashkëta të ekipeve të para, realizimi i kampeve stërvitore të përbashkëta apo dhe pjesëmarrja në turne të ndryshme.

Po ashtu edhe për punën e përbashkëta me skuadrat e të rinjve si dhe ndihmën e njëra-tjetrës në periudha të ndryshme të transfertave të lojtarëve.

Kjo marrëveshje do t’i shërbejë Klubit të Futbollit Vllaznia për krijimin e mundësive të reja të zhvillimit për klubin si në aspektin e përgatitjes së ekipit, por dhe për transfertat e lojtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco