Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Nga Sarri tek Ancelotti, ndryshon mënyra e lojës për Hysajn

Nga Sarri tek Ancelotti, ndryshon mënyra e lojës për Hysajn

13:31, 08/11/2018

Elseid Hysaj sezonin e kaluar ishte një titullar i padiskutueshëm te Napoli. Me ardhjen e Ancelottit, mbrojtësi i Kombëtares sonë e ka humbur vendin e titullarit fiks te nënkampionët e Italisë.

Mario Giufredi, agjenti i Hysajt, duket se për këtë ia hedh “fajin” mënyrës së lojës së Ancelottit.

Jam shumë i lumtur nga ndeshja e Hysajt kundër PSG-së. E pashë të motivuar dhe më pëlqen uria e tij për të bërë mirë. Në vitet e fundit Hysaj ka luajtur gjithmonë me Sarrin. Me të faza difensive kishte prioritet, punë që Hysaj di ta bëjë mirë. Me Ancelottin është ndryshe, pasi ai kërkon që mbrojtja të dalë përpara dhe po përmirësohet për këtë. Kam thënë gjithmonë se Elseidi është nga më të fuqishmit dhe konkurrenca po e bën edhe më shumë”, përfundoi agjenti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco