Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ja çfarë thotë presidenti i FFK-së për lojtarët kosovarë që i bashkohen Kombëtares shqiptare

Ja çfarë thotë presidenti i FFK-së për lojtarët kosovarë që i bashkohen Kombëtares shqiptare

12:51, 08/11/2018

Shqipëria vazhdon t’i ketë në vëmendje futbollistët e talentuar me rrënjë kosovare. Një proces që ka startuar prej kohësh, për të gjitha kombëtaret kuqezi, por që u duk se do të frenohej disi me njohjen e Kosovës nga UEFA dhe FIFA.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për elementë të spikatur e me potencial, nuk mund të mungojë as dhënia e një mundësie të dytë si në rastin e Loret Sadikut.

Në listën e publikuar dje për dy ndeshjet e muajit nëntor, me Skocinë dhe Uellsin, binte në sy një tjetër prurje nga Kosova, Ardian Ismajli.

Futbollisti në fjalë ishte kapiten i U-21 të Kosovës, por tashmë ka bërë një kthesë, duke u bashkuar me kuqezinjtë e Shqipërisë.

Më herët u “peshkua” nga Panucci një tjetër lojtar i Kosovës. Kastriot Dermaku u grumbullua me verdheblutë nga trajneri Challandes, por më pas ndryshoi mendje dhe iu bashkua Kombëtares së Shqipërisë.

Po si shihen këto “grabitje” nga presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit?

Agim Ademi thotë për “Insporti.com” se ka qenë dëshira e lojtarëve për ta përfaqësuar Shqipërinë: “Sigurisht, është dëshira e lojtarëve që vendos në këto lloj rastesh. Ata shohin një perspektivë më të madhe te Shqipëria. Ismajli ka qenë kapiten i Kosova U-21, e kemi vlerësuar dhe respektuar.

Ndoshta ka parë konkurrencën këtu dhe është larguar. Neve na vjen shumë keq, si për Ismajlin, edhe për Dermakun, që nuk janë në mesin tonë. Mund të them se ata janë djem të mirë dhe iu dëshirojmë shumë suksese.

Mendoj se Kosova është vendi i perspektivës për të gjithë ata që dëshirojnë. Ne kemi një strategji, nuk i përzihemi trajnerit se kush ftohet në kombëtare. Duam vetëm që Kosova të kualifikohet”, deklaroi kreu i FFK-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco