VIDEO/ Tjetër ‘masakër’ e Ramos. I thyen hundën lojtarit të Plzen, arbitri e fal

VIDEO/ Tjetër ‘masakër’ e Ramos. I thyen hundën lojtarit të Plzen, arbitri e fal

12:22, 08/11/2018

Sergio Ramos nuk heq dorë nga goditjet ndaj kundërshtarit. Reali i Madridit arriti të merrte një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme në Ligën e Kampionëve përballë Viktoria Plzen me rezultatin 0-5.

Në minutën e 13-të ka ndodhur një episod që edhe mund të ndryshonte fatet e takimit.

Ramos godet me bërryl lojtarin Havel me një zgjatje të dhunshme të dorës, duke i thyer hundën kundërshtarit.

Një bërryl i zgjatur që nuk është parë nga arbitri dhe spanjolli nuk është ndëshkuar as me të verdhë për këtë episod, megjithëse loja ka ndaluar për t’i ardhur në ndihmë futbollistit të Plzenit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco