Barcelonën po e ndjek tersi, pasi Messit dëmtohet edhe Coutinho

Barcelonën po e ndjek tersi, pasi Messit dëmtohet edhe Coutinho

12:05, 08/11/2018

Testet e kryera në mëngjesin e sotëm kanë konfirmuar se Philippe Coutinho ka pësuar një dëmtim në muskulin e këmbës së majtë.

Ky dëmtim pritet ta lërë brazilian jashtë fushave për dy ose tre javë, shkruan faqja zyrtare e klubit katalanas.

Lojtari e kuptoi dëmtimin pas ndeshjes me Interin të martën në “San Siro”, e cila përfundoi 1-1.

Pas dëmtimit të Messit, edhe Philippe Coutinho pritet të mungojë deri në tre javë, kurse ylli argjentinas pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Betisit këtë fundjavë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco