Solari e nis shkëlqyeshëm te Reali, thyen rekordin që mbahej që në vitin 1957

Solari e nis shkëlqyeshëm te Reali, thyen rekordin që mbahej që në vitin 1957

11:03, 08/11/2018

Santiago Solari e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te Real Madridi, duke thyer një rekord të vitit 1957.

Fitorja e Real Madridit në Ligën e Kampionëve kundër Viktoria Plzen me rezultatin 0-5, ka qenë fitorja e tretë e “Los Blancos” nën drejtimin e trajnerit Santiago Solari.

Trajneri argjentinas me këtë fitore ka vendosur një rekord të ri te Real Madridi.

Ai është bërë trajneri i parë që nuk pëson gol në tre ndeshjet e para si trajner i Real Madridit, gjë të cilën e kishte bërë për herë të fundit Luisa Carniglio në vitin 1957.

Real Madridi në tre ndeshjet e fundit me trajner Santiago Solarin, ka mposhtur 4-0 Melillën në Kupën e Mbretit, 2-0 Real Valladolid në La Liga dhe 0-5 së fundi Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco