Chiellini: Nëse duam finalen, duhet të mësojmë nga ky gabim që bëmë

Chiellini: Nëse duam finalen, duhet të mësojmë nga ky gabim që bëmë

10:43, 08/11/2018

Giorgio Chiellini nuk kërkon të hyjë aspak në panik, por si kapiten kërkon që t’i lëshojë një sinjal të qartë skuadrës, se këto përgjumje siç ndodhi me Manchesterin, ishin në ajër prej disa ndeshjesh dhe nga disfata e djeshme Juventusi duhet të marrë një mësim të mirë.

Po zhvillonit një ndeshje të jashtëzakonshme, por në fund çfarë ndodhi?

Ndeshje fantastike, por duhej ta mbyllnim me fitore. Nëse duam që të arrijmë në finalen e Madridit, duhet vetëm të mësojmë nga kjo që pësuam. Detajet bëjnë diferencën. Meritonim jo vetëm të fitonim, por shumë herë më shumë.

Gjithsesi, mund të themi se është një humbje pa dhimbje… Duhej ta mbyllnim ndeshjen, sepse kishim gjithçka na duhej për ta bërë. Jemi ende të parët, nuk ka vend për panik, madje më mirë që një humbje e tillë ndodhi tani sesa më përpara. Thjesht ka ardhur ora që të ulim krahët e euforisë, pasi kishte dy-tre ndeshje që ndihej në ajër se diçka e tillë do të ndodhte. Këtë herë bëmë gjëmën, e bëmë vërtet shumë të madhe.

Je i nervozuar?

Jo, jam i kthjellët. Nuk mund të humbësh një ndeshje që meritoje ta fitoje të paktën 3-0. Të paktën barazimin duhej ta merrnim. Çfarë ndodhi me Mourinhon? Nuk isha mes turmës, isha larg duke përshëndetur tifozët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco