Juventusi u thye, ky mbetet ekipi i vetëm pa humbje në 5 ligat më të forta të Europës

Juventusi u thye, ky mbetet ekipi i vetëm pa humbje në 5 ligat më të forta të Europës

09:34, 08/11/2018

Pas humbjes së Juventusit mbrëmë nga Manchester Unitedi në kuadër të Ligës së Kampionëve, tani Chelsea është skuadra e vetme pa humbje në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Juventusi u thye në shtëpi nga Unitedi me rezultatin 2-1, pasi anglezët përmbysën rezultatin me golin e Juan Matas dhe autogolin e Leonardo Bonuccit në fund, kurse për “Zonjën e Vjetër” shënoi Cristiano Ronaldo.

Skuadra e Maurizio Sarrit momentalisht është e vetmja në 5 ligat më të forta të Europës pa humbje në këtë sezon.

Image

Në 11 ndeshje të Premierligës, Chelsea ka 3 barazime dhe 8 fitore, ndërsa në Europa League ka 3 fitore.

Sonte në kuadër të Europa Legue, blutë do të përballen me skuadrën bjelloruse, Bate Borisov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco