Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ronaldo: Manchesteri nuk bëri asgjë, ishte dhuratë nga ne

Ronaldo: Manchesteri nuk bëri asgjë, ishte dhuratë nga ne

08:56, 08/11/2018

Cristiano Ronaldo ka komentuar humbjen e mbrëmshme të Juventusit në fushën e vet me Manchester United.

“Djajtë e Kuq” me dy gola të shënuar në fund të ndeshjes, arritën të përmbysin rezultatin, duke fituar 1-2 brenda në Torino.

“Liga e Kampionëve është një garë speciale. Asnjëherë nuk bën të ndihemi të qetë, sepse gjithçka mund të ndodhë”, ka deklaruar Ronaldo, i cili shënoi golin e vetëm për Juventusin.

“Ne e dominuam ndeshjen dhe krijuam shumë mundësi për të vrarë ndeshjen. Manchester United pothuajse nuk bëri asgjë, por unë nuk dua të flas për fat. Ishte më shumë një dhuratë nga ne.

Nuk është mirë të humbasësh, por megjithatë ne jemi ende të parët në grup dhe jam i sigurt që do të kualifikohemi të parët”, theksoi portugezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco