Lajmi i fundit

Bardhi publikon VIDEO-n: Bashkia e Tiranës grup i strukturuar kriminal, të protestojmë të premten

Muça: U kam thënë ‘ju nuk jeni tifozët e Tiranës, kanë qenë baballarët tuaj’

Muça: U kam thënë ‘ju nuk jeni tifozët e Tiranës, kanë qenë baballarët tuaj’

08:38, 08/11/2018

Shkëlqim Muça, një emër i njohur i klubit të Tiranës, në analizën e tij për ndeshjen e fundit të bardhebluve ndaj Kukësit, mendon se skuadra e drejtuar nga Ardian Mema e kishte merituar më shumë një rezultat në këtë sfidë, përtej barazimit.

I ftuar në “Rubrikën Sportive”, ai deklaroi se ekipi kishte dominuar mbi verilindorët, të cilët kishin dhuruar shuam pak në këtë ndeshje.

“Tirana ishte më mirë, duke parë penalltinë mund ta quaj të ekuilibruar ndeshjen. Kukësi erdhi duke u shuar, nga penalltia e pastaj erdhi duke rënë, nuk ishte me skuadër. Thjesht nuk ka cilësinë e qetësinë para portës, e pamë edhe me Teutën që nuk pati fat, humbi ndeshje që nuk duhej humbur”, tha Muça.

Për situatën e tifozëve të Tiranës dhe kontestimin e tyre, ish-ylli i bardhebluve deklaron: “Tifozët e Tiranës janë afruar shumë, presidenti i ka mbajtur afër më përpara. Tani kërkojnë të bëhen pjesë e vendimmarrjes. Unë u kam thënë ‘ju nuk jeni tifozët e Tiranës, kanë qenë baballarët tuaj’. Ata kur na vinin pas një humbje, qanin te shkallët e stadiumit të stërvitjes. Ata na mbështetnin gjithmonë në stadium. Ato kanë qenë tifozë, baballarët tuaj, jo ju. Për mua presidenti duhet të ndërhyjë. Ne na vinin në stërvitje na prishnin stërvitje.

A keni dëgjuar ndonjë prononcim që n e nuk jemi me këta, duke qëndruar në pasivitet i mbështet. Pas dy javësh do të thotë ik trajner se nuk të duan tifozët. Presidenti duhet të dalë në deklaratë. I mbështet klubi, nuk dihet kë mbështet, tifozët që sulmojnë lojtarët, apo lojtarët që japin në fushë atë që kanë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco