Java e 12-të/ Pas humbjes së Skënderbeut, kjo është renditja në Superligë

Java e 12-të/ Pas humbjes së Skënderbeut, kjo është renditja në Superligë

20:55, 07/11/2018

Janë luajtur ndeshjet e javës së 12-të në Kategorinë Superiore.

Rezultatet surprizë nuk munguan e cila më pas solli edhe ndryshime në renditje.

Vlen të theksojmë humbjen 2-0 të Skënderbeut ndaj Laçit dhe fitoren e Partizanit 2-1 ndaj Kastriotit, shkruan SYRI.net.

Partizani ka marrë sërish kryesimin në Superligë me 28 pikë të grumbulluara, 2 më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë.

Laçi i treti, me 22 pikë ndërsa Teuta afrohet akoma më shumë me vendet e Europës, e katërta me 21 pikë. Rrëshqet në vendin e pestë Kukësi, që mbetet në kuotën e 20 pikëve, ndërsa ndjek Flamurtari me 19 pikë.

Më poshtë renditen në vendin e shtatë dhe të tetë, Tirana e Luftëtari, të dyja me 10 pikë, ndërsa klasifikimin e mbyllin Kamza me 8 dhe Kastrioti me 4 pikë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco