Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Mbledhje pas ndeshjes, trajneri i Tiranës: Ja çfarë na tha presidenti Halili

Mbledhje pas ndeshjes, trajneri i Tiranës: Ja çfarë na tha presidenti Halili

21:36, 06/11/2018

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema ka folur pas ndeshjes kundër Kukësit të vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore.

Në një prononcim për mikrofonin e “Supersportit”, zbuloi bisedën që kishte me presidentin Refik Halili.

“Jo gjithmonë ke rastet që kemi pasur 3 ndeshjet e fundit. Kukësi është ekip i fortë, me ekuilibër. Patëm 2 mundësi që mund të shënonim. Ekipit i kam kërkuar thellësi, kur luhet me pasa të shkurtra, më pas fillojnë edhe lëvizjet në korridor për sulmuesit. Ekipi është shprehur, por i ka munguar goli”, tha ai.

Halili takoi skuadrën dhe bisedoi. Çfarë u tha?

Unë e gjeta presidentin aty, ishte një bisedë e shkurtër. Më tha se ekipi lozi mirë, jam i kënaqur nga puna jote.

Ngjarja me tifozët, që kritikojnë lojtarët

Tifozët duhet të inkurajojnë ekipin, do isha dakord ta kritikonin nëse do luanim keq. Dua të them që tifozët e Tiranës, duhet t’i kthehen stadiumit, pasi ekipi po kthehet në lojë të mirë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco