Nuk mbaron me Ronaldon: ‘Ylli’ i Realit po kërkon shtëpi në Torino

Nuk mbaron me Ronaldon: ‘Ylli’ i Realit po kërkon shtëpi në Torino

21:09, 06/11/2018

Juventus dëshiron të bëjë një tjetër blerje nga Reali i Madridit.

Sipas së përditshmes spanjolle, “Don Balon”, portieri i Real Madridit, Keylor Navas po kërkon shtëpi në Torino.

“Don Balon” shkruan se Navas nuk është i kënaqur me statusin e tij pas ardhjes së Courtois dhe është i gatshëm të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Navas po konsideron mundësinë për t’iu bashkuar Ronaldos te Juventusi. Vlera e portierit nga Kosta Rika në treg është 15 milionë euro.

Juventusi ka dy portierë Wojciech Szczesny dhe Perin, por Biankonerët nuk e përjashtojnë mundësinë e transferimit të Navas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco