Tifozët në fushë pas ndeshjes Tirana – Kukësi, reagon Policia: Ja çfarë ndodhi, ka dhe një të plagosur

Tifozët në fushë pas ndeshjes Tirana – Kukësi, reagon Policia: Ja çfarë ndodhi, ka dhe një të plagosur

20:59, 06/11/2018

Policia e  Tiranës ka reaguar për ngjarjen e sotme në përfundim të ndeshjes së futbollit Tirana – Kukësi, ku tifozët e ekipit kryeqytetas hynë në fushë.

Sipas Policisë Vendore, konfirmohet ngjarja, ndërsa bëhet e ditur më tej se një pjesë e tifozëve janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë.

Gjatë hyrjes së tifozëve në fushë ka mbetur i dëmtuar lehtë një shtetas të cilit i është dhënë ndihma e duhur mjekësore, saktëson më tej Policia Vendore.

Informacion Paraprak

Më datë 06. 11. 2018, rreth orës 19:50 në përfundim të ndeshjes së zhvilluar midis ekipeve “Tirana -Kukësi” të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, kanë hyrë në fushë disa tifozë të Tiranës ku një pjesë e tyre janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Gjatë hyrjes së tifozëve në fushë ka mbetur i dëmtuar lehtë një shtetas të cilit i është dhënë ndihma e duhur mjekësore.

Po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco