Akuzat për favorizim nga UEFA, reagon PSG

Akuzat për favorizim nga UEFA, reagon PSG

12:39, 03/11/2018

Paris Saint Germain ka reaguar zyrtarisht në lidhje me akuzat që janë bërë publike nga Der Spigel, ku mendohet se janë favorizuar nga UEFA dhe në këtë mes ka faji edhe Michel Platini.

PSG dhe Manchester City akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet e “Fair Playit Financiar", shkruan Syri.net.

“Paris Saint-Germain gjithmonë ka vepruar në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret e nxjerra nga institucionet sportive. Klubi ynë ka respektuar gjithmonë, në mënyrë strikte, të gjitha ligjet dhe rregulloret e aplikueshme dhe në mënyrë të vendosur mohon pretendimet e publikuara nga Mediapart për UEFA dhe për publikun e gjerë, që nga viti 2014.

Në vitin 2014, UEFA konfirmoi se kontrata jonë me Autoritetin e Turizmit të Katarit ishte e ligjshme. Parimi i kësaj kontrate është i thjeshtë: sot, rezultatet pozitive të PSG janë sistematikisht të lidhura me Katarin. Sa i përket “fair play financiar”, PSG ka qenë një nga klubet më të audituara dhe të kontrolluara në histori.

Përveç audituesve të vet, KPMG dhe pastaj PËC, klubi ka pritur në selinë e vet disa auditues të mandatuar nga autoritetet e futbollit. Gjatë këtyre shtatë viteve të fundit, këta revizorë kanë përfituar gjithmonë nga informacione të plota mbi llogaritë dhe kontratat e klubit.

Shkëmbimet me anëtarët e Trupit të Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) zhvillohen në kuadrin e statuteve të UEFA-s. Kjo e fundit, pastaj gjykon në mënyrë të pavarur mbi këtë bazë, gjë që dëshmohet nga ashpërsia e vendimeve të marra ndaj PSG.

Klubi ynë e kupton dhe e mbështet vullnetin për të stabilizuar borxhet e futbollit europian dhe bën thirrje për një rregullim të drejtë, që lejon barazinë sportive dhe lehtëson investimin e qëndrueshëm në futboll, ndërsa Franca është në ballë të këtyre çështjeve.

Në vitin 1984, Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit (DNCG ) vendosi rregulla dhe detyrime strikte, që shkojnë përtej UEFA-s dhe kanë provuar efektivitetin e tyre në rregullimin e menaxhimit të klubeve”.

/Syri.net/A.P/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco